Tectigon Academy

Politika e Kthimit

Përditësuar së fundmi
2 korrik 2026
Biznesi
Tectigon Academy LLC

1. Qëllimi i kësaj politike

Kjo Politikë e Kthimit përcakton mënyrën se si trajtohen kërkesat për kthim të pagesave për trajnime, kurse, materiale mësimore dhe shërbime të tjera të ofruara nga Tectigon Academy LLC.

Kjo politikë zbatohet për blerjet dhe pagesat e realizuara përmes web-faqes zyrtare të Tectigon Academy LLC ose përmes kanaleve të tjera të autorizuara nga kompania.

2. E drejta për kërkesë kthimi

Klienti mund të paraqesë kërkesë për tërheqje ose kthim brenda periudhës prej katërmbëdhjetë (14) ditësh para datës së fillimit të trajnimit ose, nëse trajnimi ka filluar, jo më vonë se përfundimi i orës së dytë të ndjekjes së trajnimit.

Pas përfundimit të orës së dytë të trajnimit, kërkesat për tërheqje ose kthim nuk pranohen. Çdo kërkesë shqyrtohet duke marrë parasysh datën e fillimit të trajnimit, pjesëmarrjen e klientit, qasjen në materialet mësimore dhe shkallën e ofrimit të shërbimit.

3. Fillimi i shërbimit dhe qasja në materiale

Nëse klienti kërkon ose pranon që trajnimi, qasja në platformë, materialet digjitale, videot, dokumentet ose shërbimi të fillojë para përfundimit të afatit 14-ditor, klienti pranon se e drejta për kthim mund të kufizohet proporcionalisht ose të mos zbatohet në rastet kur shërbimi është ofruar plotësisht ose kur klienti ka marrë qasje në përmbajtje digjitale/materiale online.

Në raste të tilla, Tectigon Academy LLC mund të refuzojë kërkesën për kthim ose të aprovojë vetëm kthim të pjesshëm, varësisht nga shërbimi i ofruar dhe materiali i qasur nga klienti.

4. Rastet kur kthimi mund të aprovohet

Kthimi i pagesës mund të aprovohet, plotësisht ose pjesërisht, në këto raste:

  • trajnimi nuk ka filluar ende
  • klienti nuk ka marrë qasje në materiale digjitale të konsiderueshme
  • është kryer pagesë e dyfishtë për të njëjtin trajnim
  • pagesa është kryer gabimisht për shkak të një problemi teknik të verifikueshëm
  • Tectigon Academy LLC nuk mund ta ofrojë trajnimin ose shërbimin e paguar
  • trajnimi është anuluar nga Tectigon Academy LLC dhe nuk është ofruar alternativë e përshtatshme
  • ekziston arsye e dokumentuar dhe e pranueshme sipas vlerësimit të Tectigon Academy LLC dhe legjislacionit në fuqi

5. Rastet kur kthimi mund të refuzohet

Kërkesa për kthim mund të refuzohet ose të kufizohet në këto raste:

  • Klienti ka ndjekur së paku dy (2) orë të trajnimit.
  • klienti ka marrë qasje në platformë, materiale digjitale, video, dokumente ose përmbajtje online
  • shërbimi është ofruar plotësisht
  • kërkesa bëhet pas afatit të paraparë
  • klienti ka shkelur rregullat e pjesëmarrjes
  • klienti ka shpërndarë ose keqpërdorur materiale mësimore
  • klienti nuk ka ofruar informata të sakta ose të mjaftueshme për verifikimin e kërkesës
  • kërkesa lidhet me pakënaqësi subjektive pas ofrimit të shërbimit, kur shërbimi është ofruar sipas përshkrimit të publikuar

6. Kthimi i pjesshëm

Nëse një pjesë e shërbimit është ofruar ose klienti ka marrë qasje në materiale të caktuara, Tectigon Academy LLC mund të aprovojë kthim të pjesshëm.

Vlera e kthimit të pjesshëm mund të përcaktohet duke marrë parasysh:

  • numrin e orëve të mbajtura
  • pjesën e trajnimit të ndjekur nga klienti
  • materialet në të cilat klienti ka marrë qasje
  • kostot administrative ose bankare, kur aplikohen
  • rrethanat konkrete të kërkesës

7. Si bëhet kërkesa për kthim

Kërkesa për kthim duhet të dërgohet me shkrim në emailin zyrtar të Tectigon Academy LLC.

Kërkesa duhet të përfshijë:

  • emrin dhe mbiemrin e klientit
  • emailin e përdorur gjatë regjistrimit
  • numrin e porosisë / Order ID
  • emrin e trajnimit të blerë
  • datën e pagesës
  • shumën e paguar
  • arsyen e kërkesës për kthim
  • dokumente ose informata shtesë, nëse kërkohen për verifikim

Tectigon Academy LLC mund të kërkojë informata shtesë për të verifikuar pagesën, pjesëmarrjen, qasjen në materiale ose rrethanat e kërkesës.

8. Koha e shqyrtimit dhe procesimit

Pas pranimit të kërkesës, Tectigon Academy LLC do ta shqyrtojë atë dhe do ta njoftojë klientin për vendimin.

Nëse kërkesa aprovohet, kthimi do të procesohet në të njëjtën metodë pagese kur kjo është teknikisht e mundur, ose përmes një metode tjetër të përshtatshme dhe të lejuar.

Koha e procesimit mund të varet nga banka, ofruesi i pagesave, skema e kartelës ose procedurat e brendshme të pagesave.

9. Pagesat me kartelë

Për pagesat e realizuara me kartelë bankare, kthimi mund të procesohet përmes bankës ose ofruesit të pagesave.

Tectigon Academy LLC nuk ruan numrin e plotë të kartelës, CVV/CVC ose të dhëna të tjera të ndjeshme të kartelës. Për qëllime verifikimi, mund të ruhen vetëm informata të kufizuara si Order ID, Approval Code, brand-i i kartelës dhe katër shifrat e fundit të kartelës, nëse këto ofrohen nga banka.

10. Pagesat e dyfishta ose gabimet teknike

Nëse klienti mendon se ka ndodhur pagesë e dyfishtë, gabim teknik ose tarifim i pasaktë, klienti duhet të kontaktojë Tectigon Academy LLC sa më shpejt të jetë e mundur dhe të dërgojë detajet e pagesës.

Nëse verifikohet pagesë e dyfishtë ose gabim teknik, kthimi do të procesohet sipas procedurave të bankës/ofruesit të pagesave.

11. Anulimi nga klienti

Nëse klienti dëshiron të anulojë pjesëmarrjen në trajnim, ai/ajo duhet të njoftojë Tectigon Academy LLC me shkrim.

E drejta për kthim në rast anulimi varet nga:

  • koha kur bëhet anulimi
  • nëse trajnimi ka filluar
  • nëse klienti ka marrë qasje në materiale
  • kushtet specifike të programit
  • dispozitat e kësaj politike dhe legjislacioni në fuqi

12. Ndryshimet në këtë politikë

Tectigon Academy LLC mund ta përditësojë këtë Politikë të Kthimit kur është e nevojshme për arsye ligjore, teknike, bankare ose organizative.

Versioni i përditësuar do të publikohet në web-faqe dhe do të vlejë nga data e publikimit, përveç nëse përcaktohet ndryshe.

13. Kontakt

Për pyetje rreth kthimeve ose për të paraqitur kërkesë për kthim, klienti mund të kontaktojë Tectigon Academy LLC përmes:

Email: contact@tectigonacademy.com

Adresa: Rr. Jakovë Xoxa, Bregu i Diellit, Prishtinë